Blog

Boeing riprogramon softuerët vdekjeprurës të 737 Max

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Mars 2019
0
Pilotët ekzistues të Boeing 737 Max gjithashtu do të kalojnë në trajnime ekstra pas kritikave se MCAS nuk ishte shpjeguar siç duhet. Boeing riprogramon softuerët vdekjeprurës të 737 Max

Ditën e Mërkure gjigandi Amerikan i avionëve komercialë Boeing tha se kishte riprogramuar softuerin e 737 Max për të parandaluar aktivizimin e sistemit MCAS pas dy rrëzimeve vdekjeprurëse në pesë muajt e fundit.

Prodhuesi i avionëve tha se sistemi i cili parandalonte humbjen e kontrollit të 737 Max nga lartësia besohet se është shkaktari kryesor i aksidenteve.

Ky sistem nxitur nga sensorë që keqfunksiononin mendohet se ka shtyrë vazhdimisht hundën e avionit poshtë në rrëzimet e Indonezisë dhe Etiopisë.

Riprogramimi do tu japë pilotëve më shumë kontroll mbi sistemin. Gjithashtu kompania ka çaktivizuar dy sensor që masin presionin e ajrit dhe “këndin e sulmit” – këndi me të cilin hunda e avionit ngjitet.

Ky është një parametër fundamental gjatë fluturimeve sepse tregon nëse avioni po fiton apo humbet lartësi.

Pilotët ekzistues të Boeing 737 Max gjithashtu do të kalojnë në trajnime ekstra pas kritikave se MCAS nuk ishte shpjeguar siç duhet në manualin e avionit.

Riprogramimi gjithashtu do të ndihmojë pilotët të kundërveprojnë drejtimin poshtë të hundës së avionit nga MCAS.

Modeli 737 Max u bë një prej aeroplanëve me shitjet më të shpejta dhe të larta në histori por dy përplasje të fundit dhe dhjetëra incidente të ngjashme kanë vënë në pikëpyetje jo vetëm kredibilitetin e avionit por edhe vetë kompanisë.

Sa herë që pilotët përpiqeshin të ngrinin lart hundën e avionit, sistemi MCAS kundërpërgjigjej dhe me dy aktivizime të tij për shkak të sensorëve që keqfunksiononin mund të ketë dërguar avionin në det me shpejtë 900km/h. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  A janë të sigurt avionët Boeing Max 8?

Tags >

Boeing
Lajmet e fundit>