Vëzhgim

Bora mbërrin edhe në Google

Publikuar , 18 Dhjetor 2011
0
Bora mbërrin edhe në Google

Sapo që faqja është përplot me dëborë, ju mund të “vizatoni” në ekran me miun tuaj. Duke klikuar në butonin “befrost” do t’i shihni sërisht rezultatet, por flluskat e borës do të vazhdojnë të bien në prapavijë.

Për t’i parë rezualtatet me dëborë, shkruajeni pjesën e sipërpërmendur në thonjëza. Truku nuk paraqitet që funksionon në celularë.

Google gjatë muajit nëntor e paraqiti një truk me “barrel roll”. Kërkimi për frazën “do a barrel roll” dhe rezultatet tuaja do të bëjnë rrotullim prej 360 shkallëve.

Ashtu siç ishte raportuar gjatë vitit të kaluar nga PCMag, ekziston një botë e fshehtë e shakave të padëmshme të koduara poshtë sipërfaqes së shumë uebfaqeve të njohura si YouTube, Facebook dhe Google; truqe të dokumentuara për argëtim dhe zbavitje.

Ju gjithashtu mund të kërkoni në Google frazën “anagram” që tregon “deshët të thoshit: nag a ram”; “ascii art” e kthen logon e Google në artin ASCII dhe kërkimi për “rescursion” tregon “deshët të thoshit: rescursion” që në mënyrë të përsëritur kërkon për “recursion”. Ngjashëm, kërkimi i fjalës “tilt” do të prodhojë disa rezultate të lakuar./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>