Lajmet

Bosi i Apple bën thirrje për ligje më të forta për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve

Publikuar , 24 Tetor 2018
0
Deklaratën ati e dha gjatë një fjalimi të pazakontë në Evropë ku foli pozitivisht për ligjin e ri Evropian të privatësisë GDPR. Bosi i Apple bën thirrje për ligje më të forta për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve

Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook kërkoi një ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave.

Ai tha se të dhënat tona janë shndërruar në një armë.

Deklaratën ati e dha gjatë një fjalimi të pazakontë në Evropë ku foli pozitivisht për ligjin e ri Evropian të privatësisë GDPR.

Ky i fundit hyri në fuqi në Maj të këtij viti.

Gjatë fjalimit në Bruksel në Konferencën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave, bosi i Apple tha se miliard dollarë po bëhen nga pëlqimet dhe mospëlqimet e përdoruesve, dëshirat dhe frikërat, shpresat dhe ëndrrat e përdoruesve.

Prej kohësh Apple është shfaqur si gardian i privatësisë. Firma luftoi përballë FBI-së në 2015-ën duke mos i dhënë akses në telefonin e atentatorit të San Bernardinos. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Problemi 19 vjeçar i sigurisë në WinRAR po përdoret në disa sulme nga hakerët

Lajmet e fundit>