Biznes

Bosi i Google thirrje për rregullimin e inteligjencës artificiale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Janar 2020
0
Ai tha se hapësirat individuale të zhvillimit të IA si makinat me sistem vetëdrejtimi dhe teknologjia shëndetësore kërkojnë rregulla. Bosi i Google thirrje për rregullimin e inteligjencës artificiale

Shefi i Google dhe kompanisë mëmë Alphabet bëri thirrje për rregullimin e inteligjencës artificiale.

Duke shkruar për Financial Times, Sundar Pichai tha se ishte shumë e rëndësishme që ky sektor të qëndrojë larg rregullimit por nga ana tjetër nevojitet një qasje e kujdesshme.

Ai tha se hapësirat individuale të zhvillimit të IA si makinat me sistem vetëdrejtimi dhe teknologjia shëndetësore kërkojnë rregulla.

Javën e kaluar Komisioni Evropian zbuloi se është duke konsideruar një ndalim 5 vjeçar për teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Në fillim të muaji Shtëpia e Bardhë publikoi principet e saj të rregullimit të teknologjisë por kërkoi nga Evropa që të mos vrasë modelet inovative.

Pichai tha se ndërsa IA ka potencial të lartë, ka disa rreziqe si keqpërdorimi i deepfake, klipe kompjuterike të dizajnuara për tu dukur si realitet.

Ndërsa debatet rreth rregullimit të sektorit kanë nisur, ekziston frika që të vritet inovacioni. Rregullimi apo vetë rregullimi përmes kodeve dhe bordeve etike mund të mos mjaftojë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dropbox i ri dëshiron të jetë qendra e përditshmërisë suaj

Lajmet e fundit>