Blog

Bosi i Huawei kundër një kundërpërgjigje Kineze ndaj Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Maj 2019
0
“Së pari ajo gjë nuk ka për të ndodhur dhe së dyti nëse ndodh unë do të jem i pari që do ta protestoj,” tha Ren për Bloomberg. Bosi i Huawei kundër një kundërpërgjigje Kineze ndaj Apple

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Huawei Ren Zhengfei tha për Bloomberg se kundërpërgjigja e Pekinit nga Apple me shumë gjasa nuk do të vijë kurrë dhe se do të kundërshtonte një lëvizje të tillë nga Kina kundër prodhuesit të iPhone.

Kur u pyet nëse Kina do të përgjigjej SHBA me të njëjtën monedhë duke sulmuar Apple, Ren tha se do të protestonte kundër një hapi të tillë nëse Pekini vendos ta ndërmarrë.

“Së pari ajo gjë nuk ka për të ndodhur dhe së dyti nëse ndodh unë do të jem i pari që do ta protestoj,” tha Ren për Bloomberg.

Ai tha se shkëputja e eksporteve Amerikane nga administrata e presidentit Trump me shumë gjasa do të ndikojë tek kompania dhe të shkurtojë diferencat e krijuara përballë rivalëve por shtoi se Huawei do të rrisë prodhimin me çipe dhe të kërkojë alternativa të tjera në mënyrë që të qëndrojë pararojë e teknologjisë së smartfonëve dhe asaj 5G në botë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dy kompani premtojnë telefonët e parë 5G muajin e ardhshëm

Lajmet e fundit>