Miliarderi i cili ka në pronësi Los Angeles Times, Patrick Soon-Shiong, i quajti rrjetet social “kanceri i kohëve tona.”
“Ajo që po krijojmë këtë shekull në të vërtetë është shumë e rrezikshme,” tha Soon-Shiong. “E kam fjalën për pasoja e pamenduara të medias social.”
Këtë përgjigje ai e dha kur u pyet për marrëdhënien e tij me rrjetet sociale.
Platforma si Facebook kanë revolucionarizuar mënyrën sesi njerëzit konsumojnë përmbajtje dhe sesi organizatat e ofrojnë.
Soon-Shiong e përshkruajti Facebook si një organizatë reklamimi dhe njerëzit nuk mund të bëjnë diferencën mes lajmeve të rreme, lajmeve të vërteta dhe opionioneve.
Vitin e kaluar një ish ekzekutiv i Facebook kishte kritikuar gjithashtu mendian social duke thënë se ngatërron popullaritetin me të vërtetën.
Soon-Shiong bleu Los Angeles Times për 500 milionë dollarë në Qershor. Ai i bashkohet Jeff Bezos dhe Marc Benioff të cilët gjithashtu blejnë kompanitë mediatike Time dhe Washington Post. /CIO Albanian