Biznes

Bosi i Netflix thotë se puna nga distanca ka efekte negative

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2020
0
Kompani teknologji të ndryshme kanë sugjeruar se punonjësit mund të mos rikthehen kurrë në zyra me trendin e ri krijuar nga pandemia. Bosi i Netflix thotë se puna nga distanca ka efekte negative

Bosi i Netflix tha se puna nga shtëpia nuk ka efekt pozitive dhe e bën të vështirë diskutimin rreth ideve.

Gazeta Wall Street Journal e pyeti Reed Hastings nëse kishte parë ndonjë përfitim nga stafi që ka punuar nga shtëpia gjatë pandemisë.

Jo skam parë asnjë anë pozitive” tha Ai.

Të mos kesh mundësi të qëndrosh personalisht me një person ndikon negativisht,” tha Ai.

Netflix përdoret nga 200 milionë shtëpi në mbarë botën. Platforma ka filluar të prodhojë seritë e saj, dokumentaret e filmat.

Jemi në punë në Evropë dhe pjesën më të madhe të Azisë,” tha Hastings. “Shpresojmë që nga Shtatori dhe Tetorit të rifillojmë plotësisht ndërsa fillon prodhimi i vaksinave.”

Kompani teknologji të ndryshme kanë sugjeruar se punonjësit mund të mos rikthehen kurrë në zyra me trendin e ri krijuar nga pandemia.

Në Maj Twitter tha se stafi i kompanisë do të qëndrojë në shtëpi përgjithnjë. Ndërsa Facebook dhe Google thanë se kjo do të ndodhë deri në fund të këtij viti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Japonia konsideron lançimin e Jenit dixhital

Tags >

Netflix