Analiza

Bota shpenzoi 4.82 milion orë duke luajtur Pac-Man, në Google

Publikuar , 25 Maj 2010
0
Bota shpenzoi 4.82 milion orë duke luajtur Pac-Man, në Google

Për të festuar 30 vjetorin e Pac-Man, Google pati vendosur një nivel të plotë të lojës Pac-Man mu në kuadër të logos së saj. Në fillim, nuk u duk diçka interesante, por nëse pritej për një çast, loja fillonte dhe zërat klasik, tërhiqnin vëmendjen e secilit.

E tani sipas një raporti të postuar nga Google, del se njerëz të ndryshëm anembanë botës kanë shpenzuar saktësisht 4.819.352 orë për të luajtur këtë Google Pac-Man.

E nëse nuk keni pasur rastin për të luajtur, apo nuk ju duken të mjaftueshme 4.8 milion orë, atëherë ju ende mund të luani në google.com/pacman.

LEXO EDHE:  Llojet e teknologjive të aksesit në internet: Çdo gjë që duhet të dini

Lajmet e fundit>