Siguri

Botneti Pushdo sulmon ueb faqen e CIA-së

Publikuar , 02 Shkurt 2010
0
Botneti Pushdo sulmon ueb faqen e CIA-së

Viktima e tjera të këtij sulmi përfshijnë edhe Microsoft, Google, Twitter dhe PayPal.

Sipas hulumtuesit të sigurisë Steven Adair, problematiku prapa këtij sulmi është botneti Pushdo. “Duket se Botneti Pushdo së fundi ka bërë ndryshime në kodin e tij për të shkaktuar që nyjet e infektuara  të krijojnë lidhje të kota SSL për përafërsisht 315 ueb faqe të ndryshme” tha ai.

“Boti duket se ka filluar inicimin e një lidhjeje SSL dhe paksa plehra drejt ueb faqeve dhe pastaj është ç’kyçur. Ata në fakt nuk kërkuan resurse nga ueb faqet apo diçka tjetër, vetëm se përsëritën këtë cikël në mënyrë periodike”.

Gjersa shkalla e sulmit vërtetë nuk i përket madhësisë së një sulmi DDoS, ueb faqet më të vogla mund të ngadalësohen apo mund të bllokohen tërësisht si rezultat i kësaj. Adair tha se nuk ka kuptim në ndryshimin e IP adresave, sepse Pushdo në shumicën e rasteve po përdor hostname.

Pushdo i njohur edhe si Pandex apo Cutwail, ka shkaktuar probleme qysh prej vitit 2007, përgjithësisht duke shpërndarë rootkit-in Wigon dhe Trojanin Cutwail.

LEXO EDHE:  Raportoi një problem sigurie por hakeri rrezikon 8 vite burg

Lajmet e fundit>