Lajmet

“Brandimi i Shqipërisë”, konkursi ndërkombëtar për promovimin e imazhit të vendit

Publikuar , 10 Prill 2014
0
“Brandimi i Shqipërisë”, konkursi ndërkombëtar për promovimin e imazhit të vendit

logo_en_pcQeveria e Shqipërisë sapo ka hapur konkursin ndërkombëtar për “Brandimin e Shqipërisë”. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është krijimi i një identiteti të ri për Shqipërinë që do mund të promovojë imazhin pozitiv të saj si një destinacion turistik dhe si një vend i mrekullueshëm për të investuar.

Konkursi do të jetë i organizuar në dy faza dhe në thelb të tij qëndrojnë përcaktimi i logos, sloganit dhe strategjisë për arritjen e këtij qëllimi. Në fazën e parë kompanitë do të paraqesin një draft të projektit të tyre si dhe konceptin për logon dhe sloganin deri në fund të prillit.

Më pas juria ndërkombëtare e përbërë nga personalitete, ekspertë dhe njohës të fushës do të përzgjedhë 5 idetë më të mira, të cilat do të kualifikohen për fazën e dytë. Në fazën e dytë, kompanitë fituese do të duhet të paraqesin në mënyrë të detajuar strategjitë e menduara, duke përfshirë strategjitë e komunikimit dhe medias, planin buxhetor, etj.

Konkursi është i hapur jo vetëm për vendasit, por edhe për çdo agjenci dhe kompani ndërkombëtare marketingu që ka dëshirë të kontribuojë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Për t’u bërë pjesë e tij do të duhet të plotësoni këtë formular aplikimi http://nextgenerationalbania.info/application-form/ . Pasi t’a keni plotësuar do t’ju dërgohet me e-mail informacion akoma më i detajuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telefoni i parë i Huawei me sistemin operativ alternativ të Android vjen në fund të vitit

Lajmet e fundit>