Harduer

Brando prezanton një këllef më një bateri 4800 mAh për Galaxy S5

Publikuar , 20 Prill 2014
0
Brando prezanton një këllef më një bateri 4800 mAh për Galaxy S5

brando-s5-power-jacket3Nuk ka rëndësi se çfarë telefoni ju përdorni, një gjë që të gjithë përdoruesit e pajisjeve mobile kanë është problemi i mbarimit të baterisë. Edhe me planet më të mira në botë ndonjëherë ka momente kur ju keni nevoje për ti bërë një ngarkim baterisë dhe nuk jeni afër një foleje elektrike. Ky problem ditën e sotme po bëhet edhe më aktual duke pasur parasysh se ekranet e mëdha dhe proçesorët e fuqishëm të smartfonëve janë të uritur për energji. Samsung Galaxy S5 vjen më një bateri të një madhësie te konsiderueshme prej 2800 mAh, gjithsesi nganjëherë keni nevojë për një ringarkim kur jeni në lëvizje. Për ta zgjidhur këtë problem Brando ka lëshuar një këllef me një bateri 4800 mAh për Galaxy S5.

Ky këllef ka një bateri që ngarkon baterinë e pajisjes tuaj kur jeni në lëvizje ndërkohë që mund të vazhdoni të përdorni smartfonin. Kur përqindja e baterisë është e ulët, ju thjesht e vendosni smartfonin tuaj brenda këllefit i cili automatikisht do të fillojë të ringarkohet. Këllefi ka vrimat e duhura edhe për kamerën që ju të keni mundësi të përdorni smartfonin gjatë ngarkimit. Ky këllef përdor vetëm portën USB 3.0 që do të thotë se ju mund të ndërlidhni telefonin tuaj dhe kompjuterin tuaj nëse keni nevojë të sinkronizoni të dhëna mes pajisjeve. Ky këllef tashmë është i disponueshëm në dy ngjyra, bardhë dhe e zezë dhe kushton 38 dollarë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Skaneri ultrasonik i Galaxy S10 nuk funksionon me shumicën e xhamave mbrojtës të ekranit

Lajmet e fundit>