Harduer

BRAZIL: Apple nuk mund ta përdorë më emrin iPhone

Publikuar , 04 Shkurt 2013
0
BRAZIL: Apple nuk mund ta përdorë më emrin iPhone
iphone-brazil

Gradiente Iphone

Kur flitet për iPhone, të gjithë e dinë për çfarë bëhet fjalë, por tani do të shkruajmë për një që nuk keni dëgjuar më parë.

Në Brazil një kompani me emrin Gradiente e ka prezantuar pajisjen me emrin iPhone, e cila punon me sistemin operativ Android.

Nëse keni menduar që njerëzit nga Apple mezi kanë pritur një veprim të tillë, në mënyrë që me makinerine e vet ligjore të hidhet mbi këtë kompani braziliane dhe ti zhdukin qëllimet e tyre deri në themel, keni gabuar. Në këtë luftë ligjore Apple doli si humbës.

Nesër, me 5 shkurt 2013, Instituti Brazilian për Pronësi Industriale do të publikojë vendimin e vet, sipas të cilës Apple më nuk ka të drejtë në shfrytëzimin e emrit iPhone në Brazil.

Siç qëndrojnë gjërat tani Apple ka dy zgjedhje – të tërhiqet komplet nga tregu brazilian apo t’i shes iPhone-ët në këtë vend, por me një emër tjetër. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shitje e iPhone për vitin e ardhshëm, analisti i shquar parashikon një 2019 të vështirë për Apple

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>