Lajmet

Brazili miraton “Ligjin e të Drejtave të Internetit” për një qasje të hapur dhe të lirë

Publikuar , 24 Prill 2014
0
Brazili miraton “Ligjin e të Drejtave të Internetit” për një qasje të hapur dhe të lirë

brazilEdward Snowden me siguri nuk e ka kuptuar që zbulimet e tij për Agjencinë Kombëtare amerikane të Sigurisë do të ndihmonte në hartimin dhe miratimin e një “Projektligji të të Drejtave” të internetit për Brazilin. Por, zbulimet që shtetit latino-amerikan ishte përgjuar, përshpejtuan paraqitjen e projektligjit i cili kishte qenë duke u përgatitur për vite të tëra. Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, nënshkroi Marco Civil, që njihe ndryshe si “Kushtetuta për internetin” gjatë të mërkurës. Ky ligj synon të ruajë privatësinë online dhe të hapë rrugën për të përmbushur neutralitetin në internet – kështu që ofruesit e broadband-it nuk mund të bllokojnë qasjen.

Me nënshkrimin e këtij projektligji, Brazili është duke kontribuuar në debatin ndërkombëtar rreth asaj se si interneti duhet të kontrollohet, tha Rousseff në një deklaratë gjatë të mërkurës. Ofrimi i neutralitetit në internet mund të ndihmojë në sigurimin e “lirisë së shprehjes, privatësisë individuale dhe respektimit të të drejtave të njeriut,” tha ajo. Bisedat për “Projektligjin e të Drejtave” në internet u përshpejtuan pasi u zbulua nga Snowden që NSA-ja dyshohej që kishte përgjuar Rousseff-in dhe liderë të tjerë botërorë. Në dhjetor, Snowden i kërkoi Brazilit azil dhe në një letër ai shkroi se si NSA-ja kishte ndjekur banorët e këtij vendi.

“Sot, nëse e mbani një telefon celular në Sao Paolo, NSA-ja mund dhe e bën përcjelljen e vendndodhjes tuaj: ata e bëjnë këtë 5 miliardë herë në ditë për njerëzit në mbarë botën,” tha ai. “Kur dikush në Florianopolis e viziton një uebfaqe, NSA-ja e mban një regjistër se kur ndodhi dhe çfarë keni bërë atje.” Marco Civil është synuar që të mbrojë privatësinë e përdoruesve duke vendosur kufij për të dhënat që kompanitë mund të grumbullojnë. Për shembull, ligji thotë që ofruesit e shërbimeve të internetit duhet të kenë kontrollues në vend për t’u siguruar që e-maili mund të lexohet vetëm nga dërguesit dhe pranuesit.

LEXO EDHE:  Tatimpaguesit mund të përfitojnë edhe një tjetër shërbim online

Shumë liderë të teknologjisë nga e mbarë bota janë duke e lavdëruar ligjin e ri të Brazilit. I ashtuquajturi shpikësi i Uebit të Gjerë Botëror (World Wide Web), Tim Berners-Lee, tha që ligji do të mund të çonte në udhëheqje të ngjashme ndërkombëtare të internetit. “Unë shpresoj që duke e miratuar këtë projektligj, Brazili do të forcojë reputacionin e vet krenar si një lider botëror në demokraci dhe progres social dhe do të ndihmojë përdoruesit duke i shoqëruar në një epokë të re – një të tillë ku të drejtat e qytetarëve në çdo shtet nga e mbarë bota janë të mbrojtur nga projektligjet dixhitale për të drejtat,” tha në një deklaratë muajin e kaluar Berners-Lee. Ky projektligj “e pasqyron internetin ashtu siç duhet të jetë: rrjet i hapur, neutral dhe i decentralizuar, në të cilin përdoruesit janë makinë për bashkëpunim dhe inovacion.” (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>