Blog

Braziliani krijon makinën e parë të kafesë me Bitcoin

Publikuar , 18 Qershor 2018
0
Siç mund ta vëreni edhe në video, makineria ka një kod QR me të cilin përdoruesit mund të dërgojnë para dhe të paguajnë kafenë. Braziliani krijon makinën e parë të kafesë me Bitcoin

Ricardo Reis, një sipërmarrës Brazilian, ka krijuar një makineri kafeje bitcoin për të treguar potencialin monedhës popullore në botë si një para e “programueshme.”

Një video e makinerisë është shpërndarë në Facebook dhe ka bërë xhiron në mediat sociale. Ajo aktivizohet kur dërgohet një sasie bitcoin në portofolin e lidhur me të.

Siç mund ta vëreni edhe në video, makineria ka një kod QR me të cilin përdoruesit mund të dërgojnë para dhe të paguajnë kafenë.

Është pagesa ajo që aktivizon motorin e makinerisë për të bërë kafenë.

Ajo nuk shfrytëzon teknologjinë Lighting Network, por tha Reis tha se do të krijojë një me të.

Nga aspekti teknik, Reis tha se përdor një procesor Raspberry Pi dhe se kishte koduar makinerinë me PHP. /CryptoWorld.al

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në iOS 12 ekspozon fotot dhe kontaktet tuaja

Lajmet e fundit>