Lajmet

Brenda pak orëve, BBM bëhet aplikacioni më i shkarkuar në App Store

Publikuar , 23 Tetor 2013
0
Brenda pak orëve, BBM bëhet aplikacioni më i shkarkuar në App Store

BlackBerry_MessengerBBM (BlackBerry Messenger) ka lëshuar gjatë të hënës platformën e tërthortë për iOS dhe Android dhe nuk është befasi që është shkarkuar mjaft herë sa për t’u bërë Top Aplikacioni pa pagesë në dyqanin e aplikacioneve për iOS.

E tëra kjo ndodhi brenda vetëm disa orëve që u lëshua. Ajo që është akoma më mbresëlënëse është që ka arritur të marrë pothuajse 1,000 vlerësime brenda ditës.

Sa për Android, duket që duhet të presim derisa të paraqiten numrat e rinj, por mund të themi që sipas parashikimeve do të ketë rastin që pa ndonjë vështirësi të jetë në top 5-shen e aplikacioneve pa pagesë.

Lançimi i BlackBerry Messenger për iOS dhe Android vjen pas vështirësive të shumta me të cilat po ndeshet kompania muajt e fundit. (PCWorld Albanian)

bbm-topcharts-appstore

LEXO EDHE:  Ekran të tillë laptopi nuk e keni parë më parë

Lajmet e fundit>