Vëzhgim

Brenda sekondës po shiten 16 iPhone 4S

Publikuar , 17 Tetor 2011
0
Brenda sekondës po shiten 16 iPhone 4S

Numri është i jashtëzakonshëm nëse konspironi se është dyfishi i numri të iPhone 4 të shitur, krahasuar me periudhën e lansimit të këtij modeli në vitin e kaluar. Prania e iPhone në më shumë operatorë, duke përfshirë Verizon dhe Sprint në SHBA, sigurisht ka kontribuar në këtë sukses. Pranimi nga “ekspertët” se modeli iPhone 4S është një dëshpërim për shkak të mos pranisë së një dizajni të ri, ka shtyrë që shumë njerëz të thonë se 4S është krijuar që të mos jetë një produkt i suksesshëm nga Apple.

Shawn Blanc, thekson se këtu mund të ketë diçka për të dyshuar, por sigurisht iPhone është rrugës për të tejkaluar shitjen e Microsoft Kincet, si pajisjen më të shitur të të gjitha kohërave. 

Këto shifra sigurisht do të përjetojnë rritje të mëtutjeshme kur iPhone 4S do të shfaqet në 22 shtete tjera, duke përfshirë Austrinë, Belgjikën, Republikën Çeke, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Hungarinë, Irlandën, Italinë, Lihteshtajnin, Lituaninë, Luksemburgun, Meksikën, Holandën, Norvegjinë, Singaporin, Sllovakinë, Slloveninë, Spanjën, Suedinë dhe Zvicrën, me 28 tetor. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>