Vëzhgim

Brendi HP, ka nevojë për ridizajn

Publikuar , 14 Dhjetor 2011
0
Brendi HP, ka nevojë për ridizajn

Sipas TechCrunch kompania duhet të bëjë një deklarat të mprehtë dhe të dal në skenë me një fuqi shumë më të madhe. Një logo e re dhe një brend i ri siç shihet në videon e mëposhtme, mund të paraqes një nisje të shkëlqyer në këtë drejtim.

Tregimi fillon me atë që dizajni i treguar këtu është krijuar nga Moving Brands dhe është shfaqur disa muaj më parë (para se të largohej Apotheker). Logo abstrakte me katër vija është një lëvizje e mençur në logon klasike të HP duke shfrytëzuar një tatpjetë 13 shkallëshe, që është veçse një veçori e zakonshme në shumë produkte të HP. Sikurse që thekson The Verge, është një dizajn bold dhe ndoshta një që është tepër radikal për makinën lëvizëse korporative siç është HP.

Por është vështirë të shikohet logo dhe të mos ëndërrohet HP duke u ngritur nga hiri me këto katër vija të shfaqur në formë krenare në standardet e saja gjersa shikojnë mbi betejën e elektronikës konsumuese. 

CEO e tanishme e HP, Meg Whitman ka një sfidë në lidhje me fuqizimin e HP. Ajo është udhëheqja e pestë me radhë. Deri tani nën udhëheqjen e saj stoku i kompanisë ka filluar gradualisht të rikthej vlerën e humbur. Një prej paralajmërimeve më të mëdha të saj deri tani ka qenë se grupi i sistemeve personale i HP, pjesë e kompanisë që merret me PC’t, do të jetë pjesë e kompanisë dhe nuk do të shitet. Ajo po e kupton rolin e riorganizimit të HP, dhe se HP ka nevojë po ashtu edhe për rebranding sikurse që ka nevojë të mos prodhojë ngjyrë printer që kushton më shumë se vet printeri.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Moving Brands detajon këtu qëllimin e ribrendimit. Siç duket projekti ka filluar në vitin 2008 dhe ne tek tani kemi arritur të shohim këto informata në formatin publik. Kuptohet se logo dhe brendi ende nuk janë implementuar por HP ka gjasa që të mos e përdor kurrë. Kompanitë tentojnë të bëjnë pako ribrendimi me fushata të mëdha marketing për të maksimalizuar ekspozimin. Por HP nuk ka nevojë të bëjë diçka përgjatë këtyre rreshtave 13 shkallësh. Ata mund të bëjnë kompjutera të mire por ka pak emocione rreth brendit. 

Disa komente tjera në TechCrunch theksojnë se logo e HP ka qenë për një kohë aq të gjatë në treg sa që nuk po diskutohet më, përkatësisht është ashtu si është dhe thjesht ekziston. Në fakt sipas tablelës së Moving Brands, shkronjat e HP janë paraqitur së pari në vitin 1941. Gjatë viteve këto dy shkronja kanë përjetuar vetëm pak ndryshim, më shpesh përditësime të përfshira në shtimin dhe largimin e formës rrethuese si katror apo rrumbullak. Por dy shkronjat e HP, që përfaqësojnë themeluesit e kompanisë, Bill Hewlett dhe Dave Packard, kanë mbetur konstante. Dhe ato duhet të mbesin kështu. Megjithatë, HP është një makinë pa jetë në këto momente dhe ka nevojë për energji… /pcworldalbanian

http://vimeo.com/29366676
http://vimeo.com/29326510

 

Lajmet e fundit>