Analiza

Brengat më e mëdha të blerësve të tabletëve janë çmimi dhe aplikacionet

Publikuar , 08 Gusht 2012
0
Brengat më e mëdha të blerësve të tabletëve janë çmimi dhe aplikacionet

Sipas të dhënave të dala nga comScore, kur vendosin të blejnë një tablet, blerësit janë më të shqetësuarit rreth asaj se sa janë në dispozicion aplikacionet dhe sa i përket shqetësimeve për çmimet.

Në një shkallë prej 10 pikëshve, ku numri 10 nënkupton më të rëndësishmen, comScore gjeti që përzgjedhja e aplikacioneve dhe çmimi u vlerësuan në vlerën më të lartë prej 7.7 nga votat e 6,000 njerëzve të cilët votuan në TabLens të comScore.

Emri i brendit të tabletit dhe sistemi operativ ishte gjithashtu në mesin e faktorëve që ndikonin në vendimin për 7.5, ndërsa mundësitë për muzikë dhe video ishin 7.4, gjeti comScore.

Rekomandimet nga shokët dhe familja kishin me më së paku rëndësi, me 6.5, ndërsa posedimi i të njëjtit sistem operativ në një tablet dhe smartfon nuk ishte një kërkesë, duke shënuar një 6.4 në shkallën e konsiderueshme të blerjes.

Opsionet e rrjeteve sociale kishin 6.2 pikë, ndërsa rekomandimet nga një reklamues i shitësit me pakicë mbyllte listën me 5.3 pikë.

Fakti që njerëzit nuk janë shumë të shqetësuar rreth posedimit të një smartfoni dhe tableti nga i njëjti prodhues “thekson potencialin për brendet, si Microsoft me lajmërimin e vet të fundit Surface tablet, për të parë adoptimin e konsumatorit në tregun e tabletit edhe nëse ata mund të çalojnë sa i përket depërtimit në tregun e smartfonit,” tha comScore. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Windows 10 ka një surprizë të keqe për miliona përdorues

Tags >

Tabletë
Lajmet e fundit>