Lajmet

Britania akuzon inteligjencën Ruse për katër sulme kibernetike

Oct 4 2018
0 Shpërndarje
Inteligjenca Ruse (GRU) gjithashtu mbahet përgjegjëse nga Britanikët për helmimin e agjentit Sergei Skripal. Britania akuzon inteligjencën Ruse për katër sulme kibernetike

Qeveria Britanike akuzoi inteligjencën Ruse për katër sulme kibernetike të profilit të lartë.

Sipas autoriteteve hakerët Rusë kanë sulmuar firma në Rusi dhe Ukrainë, Partinë Demokratike në SHBA dhee një rrjet televiziv në Britani.

Edhe kompjuterët e Agjencisë Botërore të Anti Dopingut janë sulmuar hakerët Rusë thonë Britanikët.

Inteligjenca Ruse (GRU) gjithashtu mbahet përgjegjëse nga Britanikët për helmimin e agjentit Sergei Skripal.

Edhe Australia i është bashkuar akuzave të vendit ishullor në drejtim të Rusisë.

Janë identifikuar plot 12 grupe hakerësh të cilët punojnë për GRU si: Fancy Bear, Voodoo Bear, APT28, Sofacy, Pawnstorm, Sednit, CyberCaliphate, Cyber Berku, BlackEnergy Actors, STRONTIUM, Tsar Team dhe Sandworm.

Në mesin e sulmeve të identifikuara është ransomware BadRabbit që tronditi metrotë dhe aeroportet në Ukrainë së bashku me Bankën Qendrore Ruse dhe dy media të po këtij vendi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>