Lajmet

Britani e Madhe, shkarkimet e materialeve argëtuese online kalojnë vlerën 1 miliardë £

Publikuar , 04 Janar 2013
0
Britani e Madhe, shkarkimet e materialeve argëtuese online kalojnë vlerën 1 miliardë £

Game, the computer game shopShkarkimet e materialeve argëtuese online tejkalojnë vlerën 1 miliardë £ në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian.

Shkarkime të muzikës, shfaqjeve televizive, filmave dhe video lojërave në Britani të Madhe për herë të parë në vitin 2012 tejkalojnë vlerën 1 miliardë £. Kjo shifër në shitjet dixjitale argëtuese përbën gati një të katërtën e këtij tregu.

Por rritja e shkarkimit ligjor ende nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar rënien e vazhdueshme të shitjeve fizike të CD, DVD dhe video lojërave, të cilat ende përbëjnë 75% të tregut.

Sipas Shoqatës së Shitjeve Dixhitale Entertainment, shitjet dixhitale në Britani u rritën me 11.4% vit për vit, duke kapur vlerën prej 1.03 miliardë £ në vitin 2012 . Shitjet dixhitale të muzikës në vit u rritën 15% , edhe pse shifra përjashton të ardhurat nga shërbimet streaming si Spotify, We7 dhe Deezer.

Video lojërat mbeten sektori më i madh dixhital, në sajë të lojërave online si World of Warcraft dhe lojërave të tjera sociale.

“Arritja e vlerës mbi 1 miliard £ është një arritje e pabesueshme për Britaninë e Madhe. Shitësit e këtyre produkteve kanë pasqyruar investimet e tyre të madha në shërbime të reja, duke mundësuar blerjet në çdo kohë të ditës dhe në çdo vend”,- ka thënë Kim Bayley, drejtor i përgjithshëm i ERA. (PCWorld Albanian)

Digital entertainment

LEXO EDHE:  400 milionë përdorues të Windows 10 do të detyrohen nga Microsoft të bëjnë atë që më së paku e dëshirojnë

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>