Harduer

Britania i jep dritën jeshile Huawei por me kushte

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Janar 2020
0
Kompanisë do ti ndalohet hyrja në rrjetin kyç 5G dhe operimi në hapësira sensitive si objektet nukleare dhe ushtarake. Britania i jep dritën jeshile Huawei por me kushte

Gjiganti Kinez i telekomunikacionit Huawei i cili konsiderohet si rrezik nga Shtetet e Bashkuara, do të mund të ndërtojë elementët e rrjetit 5G duke përjashtuar infrastrukturat kyçe bëri të ditur qeveria Britanike.

Kompanisë do ti ndalohet hyrja në rrjetin kyç 5G dhe operimi në hapësira sensitive si objektet nukleare dhe ushtarake.

Zyrtarët Britanik i trembeshin ndalimit të Huawei gjë e cila mund të shtynte debutimin e rrjeteve 5G me 2 deri në 3 vite dhe të rriste kostot për konsumatorët e të pengonte rritjen ekonomike.

“Ekspertët tanë të sigurisë kibernetike dinë më shumë rreth Huawei se asnjë vend tjetër i botës dhe janë të kënaqur me qasjen tonë ndaj shqetësimeve të sigurisë,” tha qeveria Britanike.

Pjesa e tregut e Huawei do të kufizohet në 35% duke siguruar se operatorët celularë dhe fikse nuk do të varen plotësisht në teknologjinë infrastrukturore të Huawei. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei ka nisur punën në teknologjinë 6G

Tags >

5GHuawei
Lajmet e fundit>