Lajmet

Britania nuk dëshiron të bllokojë pajisjet e rrjeteve 5G të Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Shkurt 2019
0
Sipas raportimeve NCSC ka hedhur poshtë mundësinë e bllokimit të plotë të Huawei por ende nuk ka përcaktuar sesi do të veprojë përtej kësaj. Britania nuk dëshiron të bllokojë pajisjet e rrjeteve 5G të Huawei

Shtetet e Bashkuara mund të kenë korrur sukses me disa prej aleatëve për bllokimin e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei, por jo të gjithë janë të bindur se gjigandi Kinez është kërcënim serioz.

Burime pranë Financial Times thonë se Agjencia Britanike për Sigurinë Kibernetike (NCSC) ka arritur në përfundimin se mund të kufizojë rreziqet në implementimin e pajisjeve të Huawei pa qenë nevoja ta përjashtojë.

Agjencia thotë se mund të ndalojë përdorimin e pajisjeve nga disa kompani në vetëm disa pjesë të rrjetit 5G.

Sipas raportimeve NCSC ka hedhur poshtë mundësinë e bllokimit të plotë të Huawei por ende nuk ka përcaktuar sesi do të veprojë përtej kësaj.

Nëse konkluzioni i agjencisë është përfundimtar, atëherë do të vinte Britaninë në kurs përplasjeje me axhendën Amerikane.

Amerikanët thonë se Huawei mund të përdorë pajisjet për të përgjuar “botën” për llogari të Kinës megjithatë provat publike mungojnë.

Përballë presionit Amerikan vende si Australia apo Zelanda e Re ka vendosur të veprojnë menjëherë duke bllokuar Huawei.

Nëse Britani refuzoi qëndrimin e SHBA, do ta kishte më të vështirë të bindte edhe vendet e tjera. Britania ka akses në disa të dhëna të inteligjencës Amerikane dhe nëse për vendin ishullor Huawei nuk përbën problem, vende të tjera kanë për të qenë edhe më tolerante. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Studimi, Apple dhe HTC ekzagjërojnë jetëgjatësinë e baterive të telefonëve të tyre

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>