Blog

Britania pranë ekstradimit të Julian Assange në SHBA

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Qershor 2019
0
Assange kundërshton kërkesën për ekstradimin e tij. Në dëgjesën e fundit, Assange u shfaq në gjendje të rëndë shëndetësore përpara trupit gjykues. Britania pranë ekstradimit të Julian Assange në SHBA

Një kërkesë për të ekstraduar Julian Assange në Shtetet e Bashkuara është nënshkruar nga Sekretari i Brendshëm Britanik Sajid Javid.

Duke certifikuar ekstradimin, Javid efektivisht ka dhënë dritën jeshile për dorëzimin e Assange tek autoritetet Amerikane të cilat presin vendimin e gjykatës.

Ditën e Premte ai do të dalë përpara gjykatës përmes një videoje.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë themeluesin e WikiLeaks i cili përballen me akuzat e zbulimit të sekreteve shtetërore.

Assange kundërshton kërkesën për ekstradimin e tij. Në dëgjesën e fundit, Assange u shfaq në gjendje të rëndë shëndetësore përpara trupit gjykues.

Kërkesa për ekstradim në SHBA duhet të miratohen nga Sekretari i Brendshëm përpara se të merren në konsideratë nga gjykata. Aktualisht Assange vuan një dënim 50 javor në një burg në Londrën Lindore për shkeljen e lirimit me kusht duke hynë në ambasadën e Ekuadorit në përpjekje për ti shpëtuar akuzave në Suedi për përdhunim.

Ai shpenzoi plot 5 vite në ambasadën e Ekuadorit në Londër përpara se të dërgohej tek autoritetet Britanike në Prill nga vetë Ekuadori. Departamenti Amerikan i Drejtësisë e konsideron Assange fajtor për 18 akuza që kanë të bëjnë me rolin e tij në kompromentimin e informacioneve të klasifikuara.

Assange akuzohet për bashkëpunim me ish analistën e inteligjencës ushtarake Amerikane Chelsea Manning. Kjo e fundit është dënuar me 35 vite burg në 2013-ën por që u reduktuar në shtatë vite në 2017-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Prezantohen kartëmonedhat e reja Euro me një teknologji që i bën të pashkatërrueshme

Lajmet e fundit>