Blog

Britania shpenzon një pasuri për një superkompjuter që parashikon motin

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Shkurt 2020
0
Ky superkompjuter do të kushtojë afro 10 herë më shumë sesa super kompjuter ekzistues Cray XC40 do të ofrojë parashikime më të sakta të motit. Britania shpenzon një pasuri për një superkompjuter që parashikon motin

Shërbimi Metorologjik i Britanisë Met Office do të shpenzojë 1.6 miliardë dollarë për të blerë superkompjuterin më të fuqishëm në botë për parashikimin e motit.

Ky superkompjuter do të kushtojë afro 10 herë më shumë sesa super kompjuter ekzistues Cray XC40 do të ofrojë parashikime më të sakta të motit.

Jo vetëm që do të ofrojë informacione më shpejtë por gjithashtu të krijojë parashikime në hapësira prej 1,000 metër dhe jo 10 kilometër që ka qenë më parë. në aeroporte të mëdha, saktësia do të jetë në 300 metër.

Superkompjuteri do të përdoret për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimaterike. Instalimi i parë do të hyjë në shërbim në 2022 dhe do të jetë 6 herë më i fuqishëm sesa Cray XC40. Pesë vite më vonë do të marrë një përditësim i cili ka për të trefishuar performancën e tij duke e bërë afro 20 herë më të fuqishëm.

Çmimi nuk përfshin vetëm harduerin por edhe koston e mirëmbajtjes për 10 vitet e ardhshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Limiti i thirrjeve të WhatsApp së shpejti me 50 persona por me një kusht