Biznes

Broadcom blen gjigantin Amerikan të sigurisë kibernetike për 10.7 miliardë dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Gusht 2019
0
Më përpara Broadcom kishte blerë prodhuesin e pajisjeve të rrjetit Brocade në 2017-ën dhe kompaninë e sigurisë për sipërmarrjet CA Technologies në 2018. Broadcom blen gjigantin Amerikan të sigurisë kibernetike për 10.7 miliardë dollarë

Prodhuesi i njohur i çipeve Broadcom do të blejë firmën e specializuar të sigurisë Symantec Corporation për 10.7 miliardë dollarë lajmëruan kompanitë javën e kaluar.

Marrëveshja sinjalizon përpjekjet e Broadcom për të diversifikuar biznesin e saj përtej biznesit të çipeve të memories. Symantec është kompania Amerikane më e madhe e sigurisë kibernetike.

Softueri i saj i antiviruseve ndihmon kompanitë të adresojë kërcënimet kibernetike në pajisjet fizike por edhe cloud.

Më përpara Broadcom kishte blerë prodhuesin e pajisjeve të rrjetit Brocade në 2017-ën dhe kompaninë e sigurisë për sipërmarrjet CA Technologies në 2018. Marrëveshja me Symantec pritet të finalizohet në tre mujorin e parë të 2020-ës dhe do të gjenerojë 29% të të ardhurave totale të Broadcom.

Por blerja do të jetë subjekt i aprovimit të autoriteteve të konkurrencës. Ajo vjen një vit pasi Donald Trump bllokoi blerjen 117 miliardë dollarëshe të Qualcomm nga Broadcom duke cituar sigurinë kombëtare.

Administrata e Trump argumentoi se blerja e Qualcomm nga Broadcom do të linte SHBA pas në garën për 5G dhe ndihmuar konkurrentët si Huawei e Kinës. Por ndryshe nga Qualcomm blerja e re nuk kërkon aprovimin e Komitetit për Investimet e Huaja sepse Broadcom ka zhvendosur zyrat qendrore nga Singapori në San Jose të Kalifornisë në Prill të 2018. /PCworld Albanian

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës dhe MPMS-ja thellojnë bashkëpunimin

Lajmet e fundit>