Biznes

Broadcom rrit ofertën për Qualcomm në 121 miliardë dollarë

Publikuar , 05 Shkurt 2018
0
Oferta e re kërkon uljen e dy gjigandëve në tavolinën e negociatave. Broadcom rrit ofertën për Qualcomm në 121 miliardë dollarë

Gjigandi Amerikan i prodhimit të çipeve Broadcom rriti ditën e Hëne ofertën për blerjen e Qualcomm me 24% në 121 miliardë dollarë duke vendosur më shumë presion mbi rivalët.

Oferta e re vlerën aksionet e Qualcomm me 82 dollarë, 24% më shumë sesa vlera e Qualcomm të Premten.

Në Nëntor Qualcomm refuzoi ofertën 70 dollarë për aksion e cila vlerësonte Qualcomm me 103 miliardë dollarë.

Oferta e re kërkon uljen e dy gjigandëve në tavolinën e negociatave.

Oferta e parë u konsiderua oportuniste sepse aksionet e Qualcomm kanë rënë ndjeshëm që kur nisi beteja me Apple. Në 2014-ën, aksionet vlerësoheshin me 81.97 dollar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ridizajnimi i Snapchat, aplikacioni humbet 3 milion përdorues aktivë

Tags >

Broadcom
Lajmet e fundit>