Biznes

Broadcom ul ofertën në 117 miliardë dollarë për Qualcomm

Feb 22 2018
0 Shpërndarje
Një marrëveshje mes Broadcom dhe Qualcomm do të krijonte një prej kompanive më të fuqishme në botë dhe do të ishte blerja më e madhe në histori. Broadcom ul ofertën në 117 miliardë dollarë për Qualcomm

Prodhuesi i çipeve Broadcom reduktoi ofertën për blerjen e Qualcomm ditën e Mërkure me 4% në 117 dollarë për aksion.

Ulja e ofertës vjen për të kundërshtuar vendimin e Qualcomm për rritjen e ofertës për NXP Semiconductors në 44 miliardë dollar.

Qualcomm u përgjigj duke thënë se Broadcom përkeqësoi më tej situatën duke ofruar një çmim më të ulët dhe lënë të hapur përplasjen më 6 Mars kur pritet zgjedhja e bordit të ri të Qualcomm.

Një marrëveshje mes Broadcom dhe Qualcomm do të krijonte një prej kompanive më të fuqishme në botë dhe do të ishte blerja më e madhe në histori.

Lëvizja e Qualcomm do të shtojë shanset e këtij të fundit për të blerë NXP dhe reduktuar mundësinë e blerjes nga Broadcom.

Për herë të parë Broadcom shprehu interes për blerjen e Qualcomm në Nëntor kur ofroi 103 miliardë dollarë.

Qualcomm refuzoi ofertën duke e thënë se nënvlerëson kompaninë dhe hapur rrugë një oferte të dytë prej 121 miliardë dollarë e bërë publike në Shkurt. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>