Lajmet

BrowseInApp, mini shfletuesi për çdo aplikacion të iPhone

Publikuar , 08 Gusht 2012
0
BrowseInApp, mini shfletuesi për çdo aplikacion të iPhone

Disa aplikacione kanë një shfletues të brendshëm që mundësojnë ngarkimin e linqeve shumë shpejt, por gjërat e tjera si letrat ose porositë nuk munden.

Për të hapur një link ju duhet të kaloni në Safari.

BrowseInApp është një truk që mund të përdoret nëse i është bërë jailbreak sistemit, dhe shton një shfletues të vogël në pothuajse çdo aplikacion kështuqë nuk keni nevojë që të shkoni tek shfletuesi Safari për të parë një link.

Kur klikoni në një link në një aplikacion në të cilin është mundësuar BrowseInApp, juve ju ofrohet një opsion për të hapur linqet në Safari ose në aplikacion.

Prekni “Open in app” dhe linku do të hapet pikërisht aty.

Nuk keni nevojë të prisni që Safari të lëshohet. Është i thjeshtë, por përfundon duke u bërë i dobishëm kur dëshironi që në shpejtësi arrini tek një faqe Uebi ose ndonjë skedar.

BrowseInApp kushton vetëm 99¢ në Big Boss Repository. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Fluturon për herë të parë aeroplani më i madh në botë

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>