Softuer

Browseri Opera 12, më i shpejtë, më i mençur, dhe me dizenjim më të sofistikuar

Publikuar , 28 Prill 2012
0
Browseri Opera 12, më i shpejtë, më i mençur, dhe me dizenjim më të sofistikuar

Nga personazhe të animuar, deri në mace me syze, ju mund të zgjidhni kë të doni, ose mund ta ndërtoni edhe vetë.

Në ndërtimin e brendshëm, opera mori ide nga Google Chrome, ndërsa plug in-et janë krijuar nga e para, dhe janë në sektor mënjan. Kjo do të thotë, se nëse një plug in prishet ose dështon, kjo nuk do ndikojë fare me punën tuaj.

Opera e re është gjithashtu më e “mençur” dhe më e shpejtë në hapjen e dritareve të reja. Ndoshta një nga  ndryshimet më të rëndësishme dhe më interesante është aplikacioni getUserMedia, i cili lejon programet e ndryshme të internetit të kenë qasje ne kamerën tende dhe në pajisje te tjera periferike që përmban kompjuteri yt.

“Woo-Hoo! Pas muajsh pune të lodhshme, jemi drejt finishit të lëshimit të Opera 12”, tha Hakoom Wium Lie, drejtori i përgjithshëm i Opera Software. “Ka aq shumë gjëra të reja për të provuar. Opera e re ka potencialin të ndryshoje mënyrën sesi uebshfletuesit shohin dhe shfrytëzojnë internetin. Jemi shumë të emocionuar ta ndajmë me botën dhe të tregojmë se çfarë njerëzit janë të aftë krijojnë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Gmail Smart Compose vjen tek të gjithë telefonët Android

Lajmet e fundit>