Lajmet

BTC China lançon aplikacionin për ueb Picasso ATM për këmbimin e monedhës dixhitale

Publikuar , 15 Prill 2014
0
BTC China lançon aplikacionin për ueb Picasso ATM për këmbimin e monedhës dixhitale

bitcoin-heroBTC China, shkëmbyesi më i madh në botë i monedhave Bitcoin për nga vëllimi i tregtimit, ka lëshuar një aplikacion uebi të quajtur Picasso ATM. Picasso ATM bën të mundur për përdoruesit në mbarë botën të këmbejnë monedhën dixhitale në para kesh pa qenë nevoja të kërkojnë një ATM fizike. Për të përdorur Picasso ATM, pronarët e Bitcoin fillimisht duhet të ngarkojnë këtë monedhë në portfolin Picasso të BTC China dhe më pas ti shesin përmes aplikacionit të ueb-it. Blerësit më pas menjëherë mund të konfirmojnë transaksionet në smartfonët e tyre. Aplikacioni synon që tu vijë në ndihmë përdoruesve të zakonshëm të Bitcoin si dhe bizneseve dhe pronarëve të dyqaneve, të cilët mund të vënë kufijtë e tyre të fitimit njësoj si pronarët e ATM-ve.

Meqë Picasso ATM është një aplikacion uebi dhe nuk ka pse të shkarkohet në smartfonët tuaj, BTC China thotë se mund të shmangë “rregullimet dhe censurën e dyqaneve të aplikacioneve të palëve të treta”. Gjithashtu ky aplikacion kërkon konfirmime sigurie si nga blerësit ashtu dhe nga shitësit përpara se transaksioni të kryhet.

Çmimi i një Bitcoin-i, i cili aktualisht është 455.50 dollarë, ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i këtij viti, kjo falë disa faktorëve, përfshi edhe rënien e Mt.Gox dhe serive të ndryshme të vjedhjeve në gjithë botën, dhe më e dukshme në Kinë. Me gjithë luhatjen e çmimeve që kanë influencuar perceptimin e publikut rreth monedhës, CEO i BTC China Bobby Lee tha se “kjo nuk ndikon në luhatshmërinë përfundimtare të Bitcoin”. Kompania do të vazhdojë të lançojë produkte të reja “për të inkurajuar më tej përdorimin ndërkombëtar të Bitcoin dhe lehtësirat që ofron” tha Lee. “Kjo është një nga shërbimet tona të para që lejon ndërveprimin e Bitcoin me monedhat tradicionale”, u shpreh ai. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjermania me strategji shtetërore për shfrytëzimin e potencialit të Blockchain

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>