Biznes

BumpTop blihet nga Google

Publikuar , 02 Maj 2010
0
BumpTop blihet nga Google

“Sot, ne kemi një lajm të madh për t’ua kumtuar: ne jemi jashtëzakonisht të gëzuar t’ju njoftojmë se ne jemi blerë nga Google” thuhej në një letër të postuar në ueb faqen e kompanisë. “Kjo do të thotë se BumpTop (që ofrohet edhe për Windows e edhe për Mac) nuk do të ofrohet më për shitje. Përveç kësaj, nuk do të ketë as përditësime”.

Detajet financiare nuk janë bërë të ditura, por kompania ka thënë se do të ofrojë softuerin e saj për shkarkim edhe për një javë. Google në momentin e paraqitjes së lajmit nuk ka qenë e gatshme për koment.

BumpTop ka debutuar në prill të vitit 2009, tre vite pasi një video demo e një zëvendësimi freeware të desktopit klasik u paraqit para shikuesve të YouTube. Softueri, që punon në Windows dhe MAc OS X, lejon që skedarët të gjuhen në grumbuj të lirë, të renditen një mbi një apo të shpërndahen si letra të zakonshme të luajtjes.

LEXO EDHE:  Huawei shpëton, ja vendimi i papritur i Trump

Lajmet e fundit>