Biznes

Bursa e njohur e monedhave kriptografike vlerësohet me 8 miliardë dollarë

Publikuar , 30 Tetor 2018
0
Vitin e kaluar kompania ka investuar në zgjerimin e shërbimeve për investitorët institucionalë. Bursa e njohur e monedhave kriptografike vlerësohet me 8 miliardë dollarë

Bursa e njohur e monedhave kriptografike Coinbase u vlerësua sot me 8 miliardë dollarë pas një raundi investimesh prej 300 milion dollarësh.

Kompania Amerikane tha se ky raund investimi vjen nga Tiger Global me mbështetjen e Y Combinator.

Në Gusht të 2017-ës bursa vlerësohej me vetëm 1.6 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar kompania ka investuar në zgjerimin e shërbimeve për investitorët institucionalë.

Gjithashtu Coinbase synon të lançojë shërbimet e këmbimit të monedhave kriptografike në para prej letre.

Të njëjtën gjë kërkon edhe rivali Binance. Ky i fundit ka vendosur objektiv që deri në fund të vitit të ardhshëm monedhat kriptografike që mbështet të këmbehen në të paktën 10 para prej letre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone-t e rinj kanë çipe nga Toshiba dhe Micron, mungojnë pjesë nga Samsung dhe Qualcomm

Lajmet e fundit>