Lajmet

Bursa kriptografike Cryptopia dyshohet se ka vjedhur 16 milionë dollarë

Publikuar , 24 Janar 2019
0
Klientët e bursës së monedhave kriptografike Cryptopia kanë humbur mëse 16 milion dollarë në monedha kriptografike në një vjedhje të fundit të bursës. Bursa kriptografike Cryptopia dyshohet se ka vjedhur 16 milionë dollarë

Klientët e bursës së monedhave kriptografike Cryptopia kanë humbur mëse 16 milion dollarë në monedha kriptografike në një vjedhje të fundit të bursës.

Edhe pse Cryptopia nuk ka dhënë zyrtarisht një të dhënë, analiza të shumta sugjerojnë se shumica e vjedhur i afrohet 16 milion dollarëve.

3.5 milion dollarë të vjedhura kanë qenë në ETH dhe 2.5 milion të tjera në Dentacoin.

Sipas Elementus janë vjedhur 16.002.108 milion dollarë. Hakerët të cilët kanë ndërmarrë sulmin kanë transferuar fondet e vjedhura në disa bursa dhe depozita të vogla me shpresën ti kthejnë në para.

Cryptopia

882 mijë ETH janë transferuar në drejtim të Bibox, Binance dhe Houbi.

Zakonisht gjatë sulmeve hakerët shënjestronin problemet e sigurisë me kontratat inteligjente. Por në këtë rast ata sulmuan portofolët në mënyrë direkte duke fituar akses ndaj çelësave privatë.

Gjithashtu sulmi nuk u realizua në një ditë por pesë ditë me radhë për të mos rënë në sy. Elementus thotë se Cryptopia ishte në dijeni të sulmit por nuk bëri asgjë për ta ndaluar.

Ata zbuluan hakimin dhe panë zhvendosjen e fondeve por nuk bënë asnjë veprim për ndalimin e tij.

Sulmi u bë publik më 15 Janar. Policia lokale ka nisur hetime dhe madje dyshohet se vetë bursa është përfshirë në të.

Dyshohet për një hakim të brendshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin nuk ndalet, ngjitet në 8,000 dollarë

Lajmet e fundit>