Lajmet

Bursa kriptografike Ruse WEX përdor Binance për të pastruar miliona dollarë të vjedhura në monedha kriptografike

Publikuar , 30 Tetor 2018
0
WEX nisi aktivitetin pak kohë pas mbylljes së BTC-e në Korrik të 2017-ës si pasojë e një gjobe multi-milion dollarëshe. Bursa kriptografike Ruse WEX përdor Binance për të pastruar miliona dollarë të vjedhura në monedha kriptografike

Një prej bursave më të mëdha të monedhave kriptografike Binance ka ngrirë disa llogari të cilat morën 93,000 ether nga dy portofolë të lidhur në mënyrë indirekte me bursën Ruse WEX.

Llogaritë u ngrinë më 25 Tetor tha një zëdhënës i Binance. Aksioni u ndërmor në përgjigje të kërkesës së disa përdoruesve të WEX të cilët nuk kanë arritur të tërheqin fondet e tyre nga bursa.

Këta përdorues kanë gjurmuar rrjedhjen e fondeve në blockchainin ethereum dhe arritën në përfundimin se dy portofolët që dërguan ether në Binance, 25 transkasione në total, kontrolloheshin nga entitete me lidhje me WEX.

Tregtarët në fjalë janë shprehur të shqetësuar se paratë e tyre nuk do të mund ti tërheqin duke qenë se janë transferuar tek Binance.

Ata janë të shqetësuar sepse WEX, pasardhësi i bursës BTC-e që trashëgoi edhe infrastrukturën e këtij të fundit nuk ka lejuar tërheqjen e monedhave kriptografike si bitcoin që nga Korriku.

Në fillim të muajit dhjetëra përdorues paditën WEX pranë policisë dhe autoriteteve Ruse.

Mësohet se janë me qindra përdoruesit të cilët nuk tërheqin dot investimet e tyre ndërsa policia ka marrë mbi 400 raportime.

Besohet se janë 18 milion dollarë në rrezik bazuar në ether e transferuar tek Binance.

WEX nisi aktivitetin pak kohë pas mbylljes së BTC-e në Korrik të 2017-ës si pasojë e një gjobe multi-milion dollarëshe.

Themeluesi i WEX Dmitrii Vasilev shprehej atë kohë se WEX është një “ri-lançim” i BTC-e dhe në bashkëpunim me administratorin e platformës kishte premtuar të rikthente balancat e konsumatorëve.

Prej mëse 1 viti WEX funksionoi normalisht dhe kishte besimin e plotë të përdoruesve të BTC-e. Por me ndryshimin e çmimeve të monedhave kriptografike, situata u tensionua.

LEXO EDHE:  Vlera e Bitcoin bie në pikën më të ulët që prej një viti

“Na ndihmoni të marrim paratë tona!” i shkruante në një e-mail-i Binance një përdorues i WEX.

Sipas analizave të kryera, është e vërtetë që ether e dërguar tek Binance vinë nga një adresë e BTC-e.

Adresa e saj mund të identifikohet lehtësisht në Etherscan, një eksploruar blloqesh ethereum.

Transaksionet filluan më 29 Korrik 2017 kur 485,705 ether u transferuan nga adresa e BTC-e tek një adresë që besohet se është portofoli i parë i WEX.

Më pas u dërguan edhe 480,000 ether të tjerë në 32 transaksione përgjatë periudhës Shtator 2017-Janar 2018.

Por portofoli i WEX nuk ka qenë i vetmi që ka marrë ether nga BTC-e. Një shumë prej 184,772 ether janë transferuar në adresën 0x95cDdecd01856aA896426bd1ee021D87F3A5c199.

Në fund kanë qenë dy adresa, secila e lidhur me një zinxhir të ndryshëm prej gjashtë adresash, kanë dërguar ether në Binance.

Adresa e parë dërgoi 78,581 ether në Binance mes Gushtit dhe Tetorit. Portofoli tjetër dërgoi 14,794 ether në datat 15, 18 dhe 25 Tetor.

Në rrjete sociale shpërthen akuzat në drejtim të Binance e cila fillimisht kishte dhënë një përgjigje dekurajuese përdoruesve që i kishin kontaktuar.

Një prej tyre thoshte se “portofolët e ftoftë të WEX po zhvendosin fondet përmes Binance. Binance po ndihmon në pastrimin e miliona dollarëve të vjedhura në monedha kriptografike. Kemi prova.”

Binance u përgjigj duke thënë se llogaritë ishin ngrirë dhe se do të bënin çfarë të kishin në dorë për ti dhënë zgjidhje kësaj situate. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>