Biznes

Bursa online e monedhave dixhitale Coinbase vuan ndërprerje të shërbimit nga kërkesa e lartë

Publikuar , 13 Qershor 2017
0
Vlera e tregut të monedhave dixhitale është rritur me 95% vetëm muajin e fundit në 106 miliard dollar. Bursa online e monedhave dixhitale Coinbase vuan ndërprerje të shërbimit nga kërkesa e lartë Photo Source: Reuters

Bursa e monedhës dixhitale online tha ditën e Hëne se kishte përjetuar ndërprerje të shërbimit nga trafiku dhe volumi i lartë i tregtimit.

Një prej kompanive më të mëdha në botë të këmbimit të monedhave dixhitale me aktivitet në 32 shtete, inxhinierët e Coinbase thanë se kanë bërë të pamundur për tu përballur me volumin.

Vlera e tregut të monedhave dixhitale është rritur me 95% vetëm muajin e fundit në 106 miliard dollar. Kjo është hera e dytë në dy javë që Coinbase vuan ndërprerje të shërbimit si rezultat i kërkesës së lartë.

Coinbase ofron dy platforma tregtimi, një për investitorët dhe një për institucionet. Po gjatë ditës së Hëne, Bitcoin pati një rënie me 10% në 2,640 dollar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telenor kompania celulare më e mirë në Malin e Zi

Lajmet e fundit>