Biznes

Bursat e kriptomonedhave bllokojnë regjistrimin e përdoruesve nga Kina

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Shtator 2021
Qëndrimi i ashpër i Kinës nuk është diçka e re. Në 2017-ën u bë vendi i parë në botë që mbylli bursat lokale dhe dëboi ICO-të. Bursat e kriptomonedhave bllokojnë regjistrimin e përdoruesve nga Kina

Huobi, një prej bursave më të mëdha në botë të kriptomonedhave, tha se ka bllokuar krijimin e llogarive të reja për përdoruesit nga Kina.

Javën e kaluar Banka Qendrore Kineze shpalli çdo aktivitet në kriptomonedha të jashtëligjshëm përfshirë këtë tregtimin e tyre. Banka gjithashtu vuri në shënjestër bursat e huaja të cilat ofrojnë shërbime për përdoruesit në Kinë.

Huobi, një prej bursave vënë në shënjestër, tha ditën e Dielë se nuk do të lejojnë regjistrimin e llogarive të reja për përdoruesit Kinezë. Kompania gradualisht do të mbyllë të gjithë llogaritë ekzistuese nga Kina deri më 31 Dhjetor 2021.

Ndërsa Binance, një prej bursave më të mëdha në botë, tha se regjistrimi i llogarive duke përdorur numra telefoni Kinezë është bllokuar. Aplikacioni Binance nuk është më i disponueshëm për shkarkim në Kinë.

Këtë vit autoritetet Kineze intensifikuan goditjet nga industrisë duke vënë në shënjestër gërmimin dhe tregtimin e kriptomonedhave. Qëndrimi i ashpër i Kinës nuk është diçka e re. Në 2017-ën u bë vendi i parë në botë që mbylli bursat lokale dhe dëboi ICO-të. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriminelët përmirësojë teknikat e pastrimit të parave me kriptomonedhat