Biznes

Bursat kriptografike përballë rënies së volumit të tregtimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Janar 2020
0
Gjatë dhjetorit janë tregtuar 432 miliardë dollarë në kriptomonedha nga bursat kryesore duke shënuar rënie me 26%. Bursat kriptografike përballë rënies së volumit të tregtimit

Volumi i tregtimit të kriptomonedhave në muajt e fundit ka shënuar rënie të ndjeshme sipas një studimi të kryer nga CryptoCompare.

Gjatë dhjetorit janë tregtuar 432 miliardë dollarë në kriptomonedha nga bursat kryesore duke shënuar rënie me 26%.

Në fakt rënia ka qenë e vazhdueshme prej disa muajsh sidomos në gjysmën e dytë të 2019-ës.

Bursat të cilat mbajnë komisione u goditën ku vlera e transaksioneve të kryera ishte 319 miliardë dollarë. Edhe pse tregu në terësi humbi, disa fitues u shfaqën. Bitforex ishte bursa kriptografike më e madhe për nga volumi në 35.64 miliardë dollarë në Dhjetor.

IDEX ishte bursa e decentralizuar më e madhe e muajit Dhjetor duke tregtuar 8.02 milionë dollarë, një shifër e lartë krahasuar me bursat e centralizuara.

Edhe derivatet morën goditje. Grupi CME i cili ofron derivatet më popullore tregtoi vetëm 3.96 miliardë dollarë në Dhjetor, një rënie me 6% krahasuar me Nëntorin.

Por në tregun e derivateve CryptoCompare tha se Binance është ylli në ngjitje që kur lançoi kontratat futures. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin në 11,000 dollarë, pas rritjes qëndron Libra

Lajmet e fundit>