Lajmet

Busulla.com, platforma inovative e cila përmbush nevojat e studentëve dhe bizneseve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Maj 2019
0
Busulla.COM e bënë ndërlidhjen e këshilltarëve të karrierës me nxënës, të cilëve do t’u ofrohet asistencë në pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me karrierën dhe profesionin. Busulla.com, platforma inovative e cila përmbush nevojat e studentëve dhe bizneseve

Sfida më e madhe që has edukimi sot është orientimi i studentëve dhe nxënësve drejt karrierës më të përshtatshme për aftësitë dhe preferencat e tyre.

Busulla.COM synon zgjidhjen e kësaj problematike duke ofruar monitorim dhe orientim bazuar në testime të Interesave, Vlerave, Aftësive, dhe Preferencave të secilit student.

Kjo platformë shërben gjithashtu si pikë takimi e studentëve dhe bizneseve, me qëllim përmbushjen e nevojave të të dy palëve.

Platforma zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për këshillim dhe orientim në karrierë, Busulla.COM garoi në kategorinë Shërbimi Publik i Vitit me Portalin e Transparencës nga Ministria e Financave dhe Hapja e komunës në fushën e prokurimit -Kontratat e hapura ku edhe u shpall fitues.

Nëse dëshironi të dini se çfarë drejtimesh ofrohen në shkollat e mesme anë e mbanë Kosovës, cilat janë programet e akredituara të kolegjeve apo universiteteve, t’i krahasoni ato dhe të formoni një mendim kritik, atëherë këtë mund ta arrini përmes shfrytëzimit të komponentës Shkollat/Universitetet. Krahasimi i shkollave, kolegjeve dhe universiteteve tani e tutje lehtë e shpejt pa lëvizur nga vendi falë Busulla.com.

Shërbimi ofrohet në ueb si dhe përmes aplikacioneve mobile në Android dhe iOS.

Busulla.COM ofron mundësi shumë atraktive dhe efikase për eksplorimin e profesioneve të ndryshme. Për çdo profesion Busulla.COM do të specifikoj një ditë tipike të  punës së atij profesioni, specifikat e atij profesioni, pagën mesatare, aktualiteti në tregun e punës, mundësitë e avansimit në karrierë si dhe cili është shtegu arsimor për atë profesion.

Busulla.COM e bënë ndërlidhjen e këshilltarëve të karrierës me nxënës, të cilëve do t’u ofrohet asistencë në pyetje të ndryshme që kanë të bëjnë me karrierën dhe profesionin. Platforma do të ofroj informata dhe mësime për situata dhe tema të ndryshme si dhe do të ofrojë një hapësirë të sigurt për komunikim dhe shkëmbim rreth temave që ndërlidhen me karrierë dhe orientim profesional. /ICTAwards.org

LEXO EDHE:  OnePlus 6T McLaren Edition vjen me 10GB RAM

Lajmet e fundit>