Blog

Buterin: Keqpërdorimi i teknologjisë blockchain është humbje kohe

Nov 27 2018
0 Shpërndarje
Buterin tha se kriptomonedhat dhe pagesat ndërkombëtare si dy prej industrive ku teknologjia blockchain është më e aplikueshme. Buterin: Keqpërdorimi i teknologjisë blockchain është humbje kohe

Bashkëthemeluesi i Ethereum Vitalik Buterin tha në një intervistë për Quartz se keqpërdorimi i teknologjisë blockchain në disa industri është “humbje kohe.”

Duke folur në konferencën Devcon4 të blockchain, Buterin tha se pavarësisht se ka disa kompani të cilat synojnë të vendosin standarde më të larta në fushën e teknologjisë blockchain, ai nuk beson se teknologji është e aplikueshme në çdo industri:

Buterin tha se kriptomonedhat dhe pagesat ndërkombëtare si dy prej industrive ku teknologjia blockchain është më e aplikueshme.

“Të gjitha idetë e tjera, qoftë produkte apo mjete identifikimi, kanë nevojë për më shumë kohë për tu zhvilluar përpara se të japin fryte në shkallë të gjerë,” vijoi Ai.

“Blockchainet nuk sigurojnë 100% gjërat, veçanërisht në botën reale.” Ai kritikoi natyrën e projekteve blockchain të IBM të cilat nuk janë me burim të hapur.

Ai foli edhe për projektin e IBM për gjurmimin e ushqimit përmes blockchain i cili tregon origjinën e tij por hodhi dyshime mbi aftësinë e kompanisë për ta realizuar.

Jashtë botës financiare, ai lavdëroi përpjekjet në Singapor me diplomat e bazuara në blockchain.

Në Malajzi gjithashtu autoritetet nisën punën për të luftuar me falsifikimin e diplomave duke përdorur teknologjinë blockchain. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>