Lajmet

Butoni që çdo përdorues i Chrome duhet ta klikojë

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Shkurt 2021
0
Nga ana tjetër është shumë i sigurtë. Megjithatë ju mund ta bëni akoma edhe më të sigurtë, madje me një të klikuar butoni. Butoni që çdo përdorues i Chrome duhet ta klikojë

Është fakt se për një pjesë të madhe të përdoruesve Google Chrome është zgjidhja e parë. Pavarësisht problemeve që ka, siç është konsumi i lartë i memories RAM, është një shfletues i mirë me një ekosistem të gjerë shtojcash.

Nga ana tjetër është shumë i sigurtë. Megjithatë ju mund ta bëni akoma edhe më të sigurtë, madje me një të klikuar butoni.

Quajtur Safety Check, ky buton mund të gjendet me lehtësi duke shkruar në fushën e adresës këtë komandë: chrome://settings/safetyCheck

Ose mund të shkoni në Settings dhe të klikoni Safety Check por çfarë bën?

  • Kontrollon për përditësime të Chrome
  • Kontrollon nëse fjalëkalimet e ruajtura janë kompromentuar
  • Kontrollon nëse Safe Browsing është i aktivizuar
  • Kontrollon nëse ka shtojca të dëmshme

Nëse kërkoni akoma edhe më shumë mbrojtje, ju mund të aktivizoni Enhanced Protection nën hapësirën Safe Browsing duke ju dhënë siguri më të lartë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google jep lajmin e keq për përdoruesit e Chrome