Lajmet

Ca përdorues të Windows 10-ës nuk ka për të pëlqyer veprimin e fundit të Microsoft

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Qershor 2019
0
Kur data e “skadencës” të mbërrijë, përditësimet e ardhshme do të instalohen automatikisht edhe nëse manualisht i keni ndërprerë. Me pak fjalë nuk mund të bëni dot asgjë për ti parandaluar. Ca përdorues të Windows 10-ës nuk ka për të pëlqyer veprimin e fundit të Microsoft

Muajt e fundit Microsoft u premtoi përdoruesve të Windows 10-ës më shumë “kontroll, cilësi dhe transparencë” për përditësimet e vogla por edhe ato madhore me debutimin e Windows 10 1903.

Megjithatë realiteti është shumë më i komplikuar dhe përdoruesit e Windows 10 Home, të cilët janë në numër më të madh krahasuar me edicionet e tjera të Windows, janë goditur më rëndë.

Në fakt përdoruesit e Windows 10 Home mësuan se nuk mund të shtyjnë instalimin e përditësimeve të Windows 10 automatikisht. E gjitha që mund të bëjnë është të ndërpresin manualisht përditësimet për deri në 35 ditë.

Për më tepër ky është proces që duhet të përsëritet çdo javë dhe me çdo përditësim. Komplikimi më i madh dhe me pasoja më të mëdha është se Microsoft do të aplikojë data të fundit të shërbimit me versionet e Windows 10-ës.

Kur data e “skadencës” të mbërrijë, përditësimet e ardhshme do të instalohen automatikisht edhe nëse manualisht i keni ndërprerë. Me pak fjalë nuk mund të bëni dot asgjë për ti parandaluar.

Si do të mësoni që kopja juaj e Windows 10-ës ka arritur në fundin e shërbimit? Edhe njëherë tjetër është një proces manual. Duhet të gjeni numrin e versionit në Settings > System > About dhe të gjeni numrin në sajtin e informacionit për debutimet e Windows 10-ës. Shumica e përdoruesve nuk do të dini ta bëjnë këtë gjë.

Ose pse duhet ta bëjnë? Përdoruesit e Windows 10 Pro, Enterprise dhe Education mund të ndërpresin automatikisht përditësimet e cilësisë dhe funksioneve të reja deri në 36 muaj.

Për përdoruesit e Windows 10-ës nuk është një proces aspak i thjeshtë. Prandaj përdoruesit e Windows 10 Home duhet tu hyjnë edhe një herë tjetër mësimeve nëse nuk duan të përfundojnë duke instaluar automatikisht përditësime të këqija të cilat vitin e kaluar fshinë të dhëna personale, apo dëmtuan aplikacione madje edhe performancën e lojërave. Një prej tyre madje ngadalësoi shpejtësinë e shfletuesit Chrome me 400%.

LEXO EDHE:  Tashmë mund të shikoni njoftimet e telefonit Android direkt në kompjuterin Windows 10

Përdoruesit e Windows 10 Home meritojnë të njëjtin nivel performance dhe kontrolli mbi përditësimet njëlloj si gjithë të tjerët. Por për momentin duket se nuk do ta kenë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>