Biznes

Cacttus prezantoi sistemin “Consolea”

Publikuar , 06 Maj 2010
0
Cacttus prezantoi sistemin “Consolea”

Hapjen e kësaj ngjarje e bëri drejtori menaxhues i kompanisë, Lulëzon Jagxhiu i cili prezantoi të arriturat dhe planet e kompanisë. Sistemin për Menaxhimin e Prokurimit “Consolea” e ka zhvilluar kompania “Cacttus” dhe e ofron tek kompanitë e vendit dhe jashtë saj. Sistemi “Consolea” i dedikohet kompanive apo organizatave që aplikojnë procesin e tenderimit sipas rregulloreve në fuqi. Sistemi është zhvilluar në konsultim me ekspertët e prokurimit në vend, në mënyrë që të jetë kompatibil me rregulloret në fuqi. Gjatë këtij prezantimi është bërë demonstrimi i programit i cili mundëson përcjelljen e procesit të tenderimit në kohë reale nga shfrytëzuesit të cilët mund të jenë të ndarë në rrole të ndryshme. Sistemi operon nga serveri brenda kompanisë dhe nuk ka nevojë për instalim shtesë të ndonjë aplikacioni në kompjuterin e shfrytëzuesit. “Këtë softuer e kemi prezantuar edhe në panairin CeBit në Gjermani gjatë vizitës sonë në fillim të këtij viti, dhe kemi krijuar disa kontakte nga klientët e interesuar” deklaroi për PC World Albanian, Lirak Cana, menaxher i Departamentit të Zhvillimit në Cacttus. Ky sistem tashmë është implementuar edhe në disa institucione dhe kompani në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Ristrukturohet PepsiCo, kompania drejt automatizimit të proceseve

Lajmet e fundit>