Softuer

Caktohet data e lansimit të Test Drive Unlimited 2

Publikuar , 27 Nëntor 2010
0
Caktohet data e lansimit të Test Drive Unlimited 2

Një lojë ambicioze me ambient të hapur që përcjellë hapat e paraardhësit të tij, do të ketë kësaj radhe ambiente të ishullit Ibiza, dhe me vete do të sjellë edhe elementet lokale të kësaj zone, për ta bërë përvojën edhe më të nxehtë.

Test Drive Unlimited 2, ka qenë fillimisht e paraparë që të debutojë në shtator megjithëse paraqitje ishte shtyrë në mënyrë që Eden të zë hapin me Turtle Wax dhe të bëjë përpunime të mëtutjeshme.

Sipas asaj që thuhet deri më tani, TDU 2 ka gjasa të sjellë disa përmirësime në krahasim me paraardhësin por ende duhet bërë punë nëse ky titull dëshiron të mbaj premtimin e ndryshimit. Pritjet janë të mëdha për shkak të shtyrjes së datës së debutimit, që nënkupton kohë më të madhe zhvillimi, kështu që paraqitja në shkurt ka gjasa të jetë e mirë edhe për kompanitë e edhe për gejmerët. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Adobe ka trajnuar një sistem IA që identifikon manipulimin e fotove me Photoshop

Lajmet e fundit>