Analiza

Call of Duty: Black Ops loja më e shitur në histori të SHBA-së

Publikuar , 11 Mars 2011
0
Call of Duty: Black Ops loja më e shitur në histori të SHBA-së

Në përgjithësi, amerikanët kanë shpenzuar rreth 1.36 miliard dollarë në lojëra dhe konzolat gjatë këtij muaji, e që paraqet një rritje krahasuar me 1.33 miliard dollarë sa ishte në shkurt të vitit të kaluar . Shitjet e konzolave në përgjithësi  përjetuan një rritje prej 10 për qind, megjithëse sasia e shpenzimeve mujore tek konsumatorët ishte në rënie për 5 për qind krahashuar me vitin e kaluar.

Në anën tjetër fituesit e vërtetë duket se janë shtojcat për konzolat të cilat kanë shënuar një rritje prej 22 për qind në shitje krahasuar me vitin e kaluar, dhe në rend të parë renditet këtu kontrollori Kinect, i Microsoft.

Këtë muaj gjithashtu pati një gjë të rëndësishme edhe për prodhuesin Activision dhe zhvilluesin Treyarch, të cilët sollën në treg Call of Duty; Black Ops. Titulli tani edhe zyrtarisht është loja më e shitur e të të gjitha kohërave në SHBA, me 13.7 milion kopje të shitura vetëm në SHBA. Dje ju njoftuam në pcworld.al se Microsoft shiti 10 milion njësi Kinect, gjë që në fakt e bënë edhe njësinë elektronike më të shitur në histori të tregut.

Në përgjithësi, NPD gjeti se konzolat më e shitur e muajit ishte Xbox 360, pas saj vinte Nintendo Wii dhe në fund PS3. NPD nuk paraqet më numra specifik për konzolat apo tituj të shitur, duke e lënë këtë punë në duar të publicistëve dhe prodhuesve. Microsoft thotë se ka shitur 535,000 Xbox 360 në muajin e kaluar – një rritje prej 27 për qind prej viti në vit – Nintendo thotë se ka shitur 454,000 Wii gjatë muajit të kaluar, ndërsa Sony ende nuk ka paraqitur rezultate por raportet thonë se shitjet e Playstation 3 kanë arritur diku në 400,000 njësi të shitura.

LEXO EDHE:  Telefonët inteligjentë do të kushtojnë mese 1000 dollarë në një të ardhme të afërt

NPD ka gjetur se pesë lojërat më të shitura në SHBA janë, Call of Duty: BlackOps, Marvel vs. Capcom 3, Just Dance 2, NBA 2K11 dhe Dead Space 2.

NPD ka gjetur se shitjet e sistemeve portabile si Nintendo DSi dhe Sony PSP kanë pësuar rënie prej 27 për qind në shitje në muajin e shkuar. Edhe pse argëtimi portabil pritet të rritet kur Nintendo të lansojë në treg njësinë e aftë për 3D, Nintendo 3DS, trendi i përgjithshëm duket se do të ecën më shumë kah celularët e mençur dhe platformat tablet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>