Lajmet

Call of Duty Modern Warfare II debuton më 28 Tetor

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Maj 2022
Një evolucion i madh pritet në mënyrën e lojës “battle royale” me lançimin e Modern Warfare II. Call of Duty Modern Warfare II debuton më 28 Tetor

Fansat e Call of Duty duhet të përgatiten drejt Vjeshtës për instalimin e ri të lojës shumë popullore e cila debuton më 28 Tetor.

Modern Warfare II vjen për të pasur Modern Warfare lançuar në 2019-ën por video e publikuar nga Activision Blizzard nuk tregon asnjë mënyrë loje.

Por video përmban një mbishkrim J-8-22 që lë të kuptohet se mbase më 8 Qershor loja do të zbulohet më në detaje.

Një evolucion i madh pritet në mënyrën e lojës “battle royale” me lançimin e Modern Warfare II. Loja do të ketë një motor të ri dhe konsiderohet si titulli më i rëndësishëm i Activision Blizzard ndër vite.

Nga ana tjetër lajmi vjen në një kohë kur Activision Blizzard po humbet lojtarë. Një vit më parë kishte 150 milionë lojtarë aktivë ndërsa sot rreth 100 milionë. /GameWorld Albanian

LEXO EDHE:  Autoriteti i Konkurrencës kërkon më shumë kohë për të vlerësuar shitjen e ONE