Lajmet

Call of Duty: Warzone sjell stilin “battle-royale” në PC, Xbox dhe PlaySation

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Mars 2020
Lojërat si Fortnite dhe Apex Legends popullarizuan këtë zhanër. Analistët thonë se Call of Duty: Warzon do të ofrojë diçka të re në botën e lojërave veçanërisht në një kohë kur po rritet numri i atyre të ndjekin live në platforma si Twitch. Call of Duty: Warzone sjell stilin “battle-royale” në PC, Xbox dhe PlaySation

Zhvilluesit Amerikan i lojërave Activision do të lançojë ditën e sotme Call of Duty: Warzone, lojën më të re të stilit “battle-royale.”

Lajmi u zyrtarizua pas rrjedhjeve të shumta të informacioneve gjatë procesit të zhvillimit të lojës.

Warzone do të jetë falas për tu luajtur në Xbox One, PlayStation dhe PC. Në lojërat “battle-royale” disa lojtarë mund të luftojnë dhe të eksplorojnë lojën së bashku por objektivi është që të arrini i vetëm deri në fund.

Lojërat si Fortnite dhe Apex Legends popullarizuan këtë zhanër. Analistët thonë se Call of Duty: Warzone do të ofrojë diçka të re në botën e lojërave veçanërisht në një kohë kur po rritet numri i atyre të ndjekin live në platforma si Twitch.

Activision lançoi lojën e parë “battle-royale” në 2018-ën por lojtarët duhet të blinin Call of Duty: Black Ops për 60 dollarë për ta aksesuar.

Analistët thonë se industria ka shkuar më tepër drejt një modeli lojërash pa pagesë dhe lëvizja e fundit nga Activision duhet të shqetësojë konkurrentët.

Në Warzone deri në 150 lojtarë mund të luajnë së bashku ndërsa në Fortnite 100 dhe Apex Legends 60. Hartat gjithashtu janë të mëdha me 300 pika interesi.

Lojtarët mund të ruajnë pozicionet e tyre dhe të kalojnë në një konsolë tjetër duke ruajtur progresin e lojës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sot vendoset fati i trashëgimtarit të Samsung Jay Y. Lee