Softuer

Call of Duty: Black Ops thyen rekord në shitje!

Publikuar , 18 Nëntor 2010
0
Call of Duty: Black Ops thyen rekord në shitje!

Activision thekson se numri ka thyer rekord të shitjeve të sektorit të box Office, librave dhe video lojërave, në një afat pesë ditorë të shitjes anembanë botës, që do të thotë se Black Ops është loja me lansimit më të madh argëtues në histori të tregut të lojërave.

“Call of Duty është bërë prona e parë argëtuese në histori që ka bërë një rekord pesë ditor të lansimit për dy vite me radhë një pas një në të gjitha format e argëtimit” shtoi CEO i Activision Blizzard Bobby Kotick. Modern Warfare 2, loja e fundit Call of Duy e kompanisë, ka mbajtur rekordin e mëhershëm në një vlerë prej 550 milion dollarë në pesë ditë shitje.

Microsoft dhe Sony që të dy kanë shprehur dëshirën që të shesin versionet e tyre të ngjarjeve. Sipas Microsoft, mbi 5.9 milion multiplayer orë janë luajtur në Black Ops dhe ato janë regjistruar vetëm në ditën e parë, ndërsa 2.6 milion lojtarë unik kanë luajtur lojën gjatë të njëjtës ditë. Sony nuk ka shprehur dëshirën për të përshtatur figurat, por pretendon se loja është duke “shtyrë trafik të paprecedent në Playstation Network” dhe ka bërë thirrje që versioni PS3 i përvojës online të paraqitet gjatë festave të fundvitit.

Lëshimet dhe përditësimet e shpejta nga Activision

Activision gjatë ditës së sotme ka shpalosur një grusht arnimesh për këtë first-person-shooter të mbushur me disa vrima që teorikisht do të duhej të mos ishin fare të pranishme në lojë pas debutimit në treg. Lista e plotë e përditësimeve përfshin disa përmirësime në beteja me ekipe, përmirësim të sistemit që grupet të mos ndahen, ndryshime në klient/erver, përditësimi i zërimit, etj.

LEXO EDHE:  Dyqani i aplikacioneve Google Play pushtohet nga ngjyra e bardhë

Activision ka theksuar se përditësime tjera pritet që të paraqiten në të ardhmen e afërt. /pcworld.al

Lajmet e fundit>