Harduer

Canon shpalos IXUS 300HS

Publikuar , 12 Maj 2010
0
Canon shpalos IXUS 300HS

Karakteristikë kryesore e këtij aparati është sensori i ri (back-iluminated) i cili, sipas prodhuesit të tij Canon, ofron performansa dukshëm më të mira në kushtet me ndriçim të dobët.

Sensori i Ixus 300 HS ka rezolucion prej 10 megapiksela, e në kombinim me procesorin DIGIC 4 arrihet shpejtësia e fotografimit prej 3.6 foto brenda sekondës.

Zoomi optik është 3.8 x, ndjeshmëria maksimale shkon deri në ISO6.400, derisa video materialet mund të incizohet me rezolucion HD në kualitet 720p.

Përveç USB, në këtë aparat gjendet edhe porti HDMI si dhe porti për kartelat e memories SD(XC). Në tregun amerikan ky Ixus HS do të paraqitet në fund të këtij muaji me çmim të rekomanduar të shitjes prej 350 dollarë.

LEXO EDHE:  Raport: Samsung Galaxy S10 do të ketë gjashtë kamera dhe 5G

Lajmet e fundit>