Harduer

Canon Super SLR ju ofrohet për 5.000 dollarë

Publikuar , 21 Tetor 2009
0
Canon Super SLR ju ofrohet për 5.000 dollarë

Aparati përmban një sensor Canon 16 megapiksel, dy procesorë DIGIC 4 për imazhe dhe konvertim 14-bit analog/digjital të të dhënave, me 10 frames në sekond.

Canon ka deklaruar se “arritje madhështore” është një sistem autofokusi me 45 pika AF që përfshinë 39 pika fokusimi të precizonit të lartë të cilat mund të kapin gjëra në lëvizje – pavarësisht nëse janë atletë apo flamuj në lëvizje,deri në 10 fps.

Kompania gjithashtu do të ofrojë një transmetues WFT-E2A Wireless, megjithëse çmimi dhe paraqitja në treg për këtë shtojcë ende nuk janë bërë të ditura.

Aparati përfshin opsione për shpejtësi të ISO që renditen prej 100 deri në 12.800.

Nëse nuk dini ku ti shpenzoni 5.000 dollarë dhe dëshironi t’i lëni me gojë hapur miqtë, atëherë ky produkt është ai që ju duhet. Megjithëse është një shumë goxha serioze dhe sigurisht që do të përshtatej më së miri për një fotograf serioz.

LEXO EDHE:  6 telefonët me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Lajmet e fundit>