Lajmet

Çanta me mbushje solare

Publikuar , 15 Tetor 2009
0
Çanta me mbushje solare

Ideja qëndron në atë se në këto çanta do të mund të lidhen pajisje të cilat mund të mbushen si celularët, lexuesit elektronik apo kamerat.

Panelet që do të jenë të inkorporuar në këto çanta kanë prej prodhuesit G24 Innovations, nga Britania e Madhe. Qelizat solare feksibile e të ndjeshme me ngjyrë (DSSC) janë të lëvizshme dhe relativisht të lira. Sipas kompanisë, ato do të mbledhin energji në ambient të hapur si dhe nën kushte të ndriçimit të dobët në hapësira të mbyllura, për të rimbushur një bashkësi të pajisjeve elektronike mobile.

Tani për tani, panelet nuk mund të merren me asgjë tjetër që është më e madhe sesa një PC, pasi që në fakt iu duhet disa orë për të mbushur një pajisje mobile. Por kompania është duke shpresuar që më vonë të zhvillojë këtë teknologji edhe më tej.

Pritet që njësitë e para të prodhuara do të paraqiten në treg, dikur gjatë muajit dhjetor.

LEXO EDHE:  Apple i përgjigjet ankesave të Spotify me ashpërsi

Lajmet e fundit>